Guvernatori sqaron “mikrokreditë”, Sejko: Jemi në ndihmë të kilentëve, bllokuam tjetërsimin e pronave

3 months ago 25
Reklamë

Pas revokimit të licencave për dy kompanitë borxhmbledhëse që mashtronin konsumatorët, guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko, tha se po verifikohet databaza e klientëve dhe po analizohet ankesat e tyre.

“Qasja që do të jetë ndaj klientëve është ndihmuese. Ne kemi ngritur një grup- pune dhe kemi njerëzit tanë pranë këtyre dy kompanive për të pranuar cdo kërkesë apo ankesë që ata kanë. Në rastet kur ka një vendim gjykate banka nuk ka tagër të ndërhyjë. Ndërsa për ato kredi që janë performuese, ne po negociojmë me bankat e nivelit të dytë, që të kthehen sërish tek to, por kjo është ende e pakonfirmuar”, tha Sejko.

Paralelisht banka qendrore ka marrë disa masa ndaj dy kompanive, siç është bllokimi i llogarive bankare dhe jo vetëm.

“Kemi bllokuar llogaritë bankare për tërheqje parash. Kemi dërguar letër kadastrës për të bllokuar çdo tjetërsim prone nga këto dy kompani si dhe me ministrinë e drejtësisë po negociojmë për përcaktimin e një likuidatori”, tha ai.

Duke raportuar në komisionin ekonomisë lidhur aktivitetin vjetore të bankës qendrore, guvernatori Genti Sejko iu përgjigj interesit të deputetëve lidhur me kursin e këmbimit.

“Mund t’ju konfirmojë se ky është realiteti i ri i kursit të këmbimit. Prurja me shumicë e euros në treg, nga kanalet formale por dhe ato informale të cilët nuk mund të anashkalohen, janë dëshmi se leku është forcuar dhe mbiçmuar më shpejt sesa ne kishimin parashikuar”, u shpreh Sejko.

Ndërkohë treguesi kryesor inflacioni është në objektiv, por banka qendrore është në pritje për të parë qëndrueshmërinë e tij dhe më pas mund të ndërhyjë për të ulur normën bazë të interesit të lekut, që aktualisht është në 3.25%

“Ne jemi duke parë ecurinë e mëtjeshme të treguesve. Nëse do të vijohet më tej me rritje ekonomike, nëse rritja e pagave nuk do të shkaktojë presione të shtuara, duke parë dhe trendin e bankave të tjera qëndrore edhe ne do të marrim vendim për uljen e normës bazë të interesit të lekut”, tha Sejko.

E teksa ekonomia vendase është futur në cikël pozitiv dhe pritshmëritë janë që do të vijojë, kërcënimi më i madh vjen nga mjedisi i jashtëm i cili është i shoqëruar me pasiguri, sidomos në aspektin gjeopolitik. /vizionplus.tv

Read Entire Article