Hapet aksi Bogë- Theth, mjetet borëpastruese ende në terren për pastrimin e rrugëve

8 months ago 45
Reklamë

Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se borëpastrueset po vazhdojnë punën në terren për hedhjen e kripës për evitimin e ngricave.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-apelon ARRSH.

Top Channel

Read Entire Article