I arrestuar gjatë operacionit “Tempulli”/ Ndërron jetë në spitalin e Durrësit 44-vjeçari, përdorues i drogave të forta

8 months ago 14
Reklamë

Ndërron jetë në spitalin e Durrësit i arrestuari i “Tempullit”. Dritan Xh. është ndarë nga jeta në spitalin rajonal të Durrësit, këtë të mërkurë, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Burimet nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale  bënë me dije se 44-vjeçari ka vdekur në spital, ku ndodhej në gjendje kome. I njohur si përdorues i drogave të forta, pas arrestimit nga policia ai është dërguar në spital për shkak të gjendjes së rënduar.

Sipas burimeve, për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore ai nuk ka qenë asnjë ditë në qelitë e paraburgimit, ndërsa ishte ndaluar në kuadër të operacionit policor “Tempulli”.

Top Channel

Read Entire Article