I arrestuar gjatë “Tempullit”/ Ndërron jetë në spitalin e Durrësit 44-vjeçari, përdorues i drogave të forta

8 months ago 18
Reklamë

Një 44-vjeçar, i arrestuar katër muaj më parë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ndërroi jetë këtë mbrëmje në spitalin e Durrësit.

Dritan Xh. ndodhej në gjendje kome, sipas burimeve nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

I njohur si përdorues i drogave të forta, pas arrestimit nga policia ai nuk qëndroi asnjë ditë në qelitë e paraburgimit, por u dërgua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

44-vjeçari u ndalua në shtator të vitit të kaluar, së bashku me 29 persona të tjerë dhe gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatë, avokatët e tyre deklaruan se shumica e të ndaluarve të policisë ishin përdorues dhe jo shpërndarës të lëndëve narkotike.

Top Channel

Read Entire Article