Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Zenisht të Burrelit.
Siç bën me dije policia, rreth orës 08:40, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.L., 17 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv