Komisioni i Etikës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste pas incidentit mes Gazmend Bardhit e Flamur Nokës me Flutura Açkën që ndodhi 2 ditë më parë në Komisionin e Medias
PS ka kërkuar përjashtimin nga seancat plenare të Bardhit dhe Nokës pas incidentit që shkaktuan.
Lexo edhe :
Related Posts
Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.
Në një moment, ata e hedhin mikrofonin në tokë, ndërsa kanë vijuar edhe akuzat ndaj Açkës, se po i shërbejnë qeverisë së Edi Ramës.
PD e drejtuar nga Lulzim Basha e ka cilësuar dhunën si të patolerushme, teksa shtoi se hallet e tyre personale nuk duhet t’i zgjidhin në kurriz të grave demokrate. Sulmi u dënua edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha që i cilësoi Nokën dhe Bardhin si “burrecë”, që sipas tij po tentojnë të tregojnë forcë me gratë, duke i sulmuar ato./vizionplus.tv