Flori, Albano, Mariana dhe Çiljeta kanë qenë 4 fermerët që janë dënuar nga Agai dhe kanë qëndruar në shtëpinë e Fakirit.
Por pavarësisht kushteve jo dhe aq të mira, fermerët duket se kanë mbetur të kënaqur.
Këtë gjë e kanë shprehur mbrëmjen e sotme, ku ndër të tjera kanë theksuar se pjesa që nuk do kominikonin me pjesën tjetër, ishte më e bukura.
“Unë kam qejf kur më çoni tek shtëpia e madhe se më duket si spital. Më mirë vendosini emrin Albano jo shtëpia e Fakirit”, tha Albano.
“Unë u kënaqa me të gjithë”, tha Çiljeta.
“Ka qenë një nga pjesët më të bukura në fermë. Dhe faza që nuk duhet tu flisnim këtyre të tjerëve, e bën edhe më të bukur. Por kemi komunikuar përmes këngëve”, tha Flori
“Ishte shumë mirë”, tha Mariana./vizionplus.tv