Kod unik për banesat në vend, Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave

7 months ago 23

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije se do të krijohet një regjistër më kode unikë për çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend.

Balla tha pas mbledhjes së qeverisë se do të punohet fillimisht me Google, ku qytetarët duke aksesuar kodin e institucionit ku duan të shkojnë, do të aksesojnë adresën e saktë të vendit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë. Një prej vendimeve të marra sot ka të bëj me ligjin për sistemin e adresave, bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik të adresave unike. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore do të kemi një regjistër unik ku do te referohen të gjithë institucionet shtetërore, nën kontrollin ministrisë së brendshme.

Po ashtu, çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend do të ketë një kod unik i pa replikushëm në bashki të ndryshme dhe kjo na mundëson ti japim zgjidhjeve problematikave për ofrimin e shërbimeve, lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe turistëve. Një prej problematikave që kanë ngritur turistët, u mundësojmë që përmes këtij kodi unik të jenë lehtësisht i arritshme.  Ftoj qytetarët ta frekuentojnë që tani, adresari.mb.gov.al.

Është një mundësi për çdo qytetarë qe ka një problematikë më një adresë. E ftoj Kuvendin ta miratoje sa më shpejt për të përmirësuar këtë sistem. Çdo familje do ta ketë banesën më një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin. Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë”, tha Balla. /vizionplus.tv

Read Entire Article