Konflikt i dhunshëm në Lezhë, dy të plagosur dhe tre të shoqëruar në polici

7 months ago 42
Reklamë

Dy persona janë plagosur pas një konflikti të dhunshëm në Lezhë.

Raportohet se bëhet fjalë për një konflikt çasti që ka përfunduar në dhunë fizike.

Mësohet se janë lënduar Mirash Gjoni dhe Paleo Pati, të cilët janë dërguar në spital. Dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar meb njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç”, thuhet ne njoftim.

Po ashtu, policia njofton se ka shoqëruar personat e përfshirë në konfliktin e dhunshëm, Ernesto Gjoni,Antonio Prenga, Krealdo Ujka./vizionplus.tv/

Read Entire Article