Vizion Plus mëson detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Kurbin mbrëmjn e djeshme.
Admir Shqypi (Lika) ai pasojë e një konflikti të hershëm me Fatjon Likën e ka plagosur me armë zjarri.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Malbardhë të Kurbinit.
Fatjon Lika është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt, të cilët janë kushërinjtë e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv