Kosova do njohë targat e Serbisë, Kurti: Do presim të shohim nëse Beogradi do të zbatojë vendimin

8 months ago 39
Reklamë

Konflikti 10-vjeçar i targave mes Kosovës dhe Serbisë duket se po merr fund.

Kryeministri Albin Kurt i është përgjigjur pozitivisht vendimit të Serbisë për njohje duke bërë të ditur se edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë, por pa dhënë një afat të caktuar.

Lexo edhe :

Related Posts

“Vendimin tonë të vbarazvlefshëm do ta marrim sapo policia të dokumentojë dhe vërtetojë se serba po e zbaton të plotë vendimin e saj”, tha Kurti.

Megjithastë Kurti e cilesoi vendimin e Beogradit si nje manovër e rradhës për hir të pushtetit.

“Po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE SHBA mbi serbinë për zgjedhjet jot ë rregullta, për të mbuluar refuzimin zyrtar  të marrëveshjes bazke të brukselit që i ka bërë letra e Bërnabiç drejtuar KE, dhe për të maskuar dështimin në Banjskë”, tha kryeministri i Kosovës.

Për njohjen e targave, dy vendet ishin dakordesua që prej vitit 2011 me një marrvëshje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian qe ende nuk është vënë në zbatim.

BE ka mirëpritur vendimin e Serbisë e cila ka njoftuar se do të nisë njohjen që prej 1 janarit, ndërsa e njëjta gjë pritej edhe nga Kosova. Çështja e targave ka nixurt tensione mes dy vendeve ndër vite./vizionplus.tv

Read Entire Article