KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor të Apelit, Ervin Aliu

5 months ago 23

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë, ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

KPK njoftoi sot se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 27.3.2024 dhe në datën 21.5.2024, për subjektin e rivlerësimit, Ervin Aliu, me shumicë votash vendosi konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ervin Aliu, ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Alma Faskaj relatore, Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Read Entire Article