Kredi pa interes për administratën, hapen aplikimet, përfitojnë vetëm 300 nëpunës

1 month ago 54
Reklamë

Këtë të hënë u hapën aplikimet për punonjësit e administratës për të përfituar kredi të lehtësuar, me 0 % interes për blerjen e një banese.

Sipas ministrit Blendi Gonxhja, aplikantët duhet të jenë të punësuar në ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të Bujqësisë, atë të Arsimit, të Shëndetësisë ose në ministrinë e Ekonomisë.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë në momentin e aplikimit kopjen e certifikatës së pronësisë për banesën që ka në pronësi nën normat e strehimit; vërtetim nga Kadastra që nuk ka pasuri të paluajtshme në pronësi dhe marrëveshje noteriale për bashkëjetuesin.

Afati i fundit i aplikimit është data 14 gusht dhe nga këto kredi të lehtësuara do të mund të përfitojnë vetëm 300 punonjës të administratës./vizionplus.tv

Read Entire Article