Krim në familje, tre të vrarë, mes tyre një fëmijë

7 months ago 25
Reklamë

Gjermani – Një krim i trefishtë ka tronditur qytetin e Montabaur në Gjermani.

Një 37-vjeçar vrau babanë, partneren dhe djalin e tyre dhe më pas qëlloi veten në kokë. Ka shumë pikëpyetje lidhur me ngjarjen.

Prokuroria publike ka bërë të ditur se “hetimet për rrjedhën e saktë të ngjarjes së tmerrshme, motivin e mundshëm të krimit dhe sfondin e saktë të krimit” janë ende në vazhdimësi.

37-vjeçari akuzohet për vrasjen e babait të tij 68-vjeçar, gruas së tij 39-vjeçare dhe djalit të tyre tre-vjeçar në Montabaur herët në mëngjesin e së enjtes. Sipas informacioneve, sfondi i krimit ishin mosmarrëveshjet familjare.

Kur mbërriti policia në vendin e ngjarjes, 37-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej.

Pas disa orësh negociatash me specialistët e policisë, 37-vjeçari ka qëlluar veten në kokë. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe mbetet në gjendje kritike./vizionplus.tv

Read Entire Article