Kush do t’a marrë marrë dosjen e “21 Janarit”? Gjyqtari Binaj: Mund të hetojnë disa Prokurori. Përfaqësuesi i SPAK: Jo duke çuar shkresa sa andej këtej

6 months ago 16
Reklamë

Detaje të reja janë zbardhur në seancën për “21 janarin” që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Gazetarja e  Top Channel, Anila Hoxha, e cila po ndjek çështjen ka zbardhur detaje nga brenda seancës.

Debati i plotë.

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Shehu: Kemi kërkur informacion nga prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e prokurorisë së posaçme.

Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: EDdhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues , a keni përgjegjësi?!

Shehu; S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Gjyqtari i Lartë Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që oalët të shkojnë ats ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet

Gjyqtari Binaj: jepi përgjigjje. Kallzimi vjen dhe rregjistrrohet.

Shehu: Ky disponim i prokurprisë është vlerëszar edhe nga gjykata

Sokol Binaj: Është kjo shkresë

Shehu: Ky kallzim nuk është rregjustruar. Ai kallzim është vleësuar nga një prokurori tjetër

Binaj: ska asnjë pengesë që për një cështje penale të hetojnë disa prokurori, një dy tre katër pesë

Gjyqtari Binaj: por mbi bazën e rregjistrimit pebal dhe jo me shkresa dërgo shlresa sa andej këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori i spak Alfred Shehu: I qëndrijmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu dy vendine i shkallës së oarë dhe apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

Top Channel

Read Entire Article