Kush do t’a marrë marrë dosjen e “21 Janarit”? Gjyqtari Binaj: Mund të hetojnë disa Prokurori. Përfaqësuesi i SPAK: Shkalla e Parë dhe Apeli na japin të drejtë

6 months ago 21
Reklamë

Detaje të reja janë zbardhur në seancën për “21 janarin” që po mbahet këtë të martë në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni po zhqyrtojnë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës që dosja t’i kalojë SPAK-ut.

Gazetarja e  Top Channel, Anila Hoxha, e cila po ndjek çështjen ka zbardhur detaje nga brenda seancës.

Debati i plotë

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Shehu: Kemi kërkur informacion nga Prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokurorisë së Posaçme.

Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred Shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!

Shehu; S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ats ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet.

Binaj: Jepi përgjigje. Kallzimi vjen dhe regjistrohet.

Shehu: Ky disponim i prokurorisë është vlerësuar edhe nga gjykata.

Sokol Binaj: Është kjo shkresë.

Shehu: Ky kallzim nuk është regjistruar. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.

Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një cështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej- këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori i spak Alfred Shehu: I qëndrijmë argumentave tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu këto vendim i Shkallës së Parë dhe Apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

Top Channel

Read Entire Article