Kush do të “eliminohej”? Kapet me armë dhe mina me telekomandë i riu në Mirditë

7 months ago 32
Reklamë

Një 28 vjeçar u arrestua në flagrancë në qytetin e Rrëshenit, pasi policia  kishte informacion se i riu po përgatitej të kryente një atentat.

28-vjeçari Marian Gjoka u ndoq nga policia gjatë mbrëmjes së të martës teksa lëvizte në këmbë . Në një moment ai tentoi të largohet me vrap, por i gjendur i rrethuar  u dorëzua.

Pas vënies së prangave, efektivët gjetën në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u sekuestrua edhe një  kallashnikov si dhe një sasi municioni luftarak.

Dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i kishte siguruar në Malin e Zi, ku edhe ishte i punësuar.

Ndërkohë polica vijon hetimet për të zbuluar shënjestrën e atentatit me lëndë eksplozive si dhe bashkëpunëtorët e 28-vjeçarit të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article