Deputetët e pa përjashtuar të opozitës, futen në Kuvend, Nikolla mbyll seancën pas 10 minutash: Ju nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve
“Turp t’ju vijë juve që ndaloni kolegët. Juve që jeni të përjashtuar dhe nuk lejon I kolegët tuaj të vijojnë si normalisht seancën. Turp Turp. Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar për problemet e zgejdhësve”- tha Nikolla.
“Mos provoko”- tha një nga deputetët e opozitës.
“Nuk po provokojmë, këtu po zhvillohet një diskutim për problematikat e qytetarëve”- tha Nikolla.
Tensionet në Kuvend dhe zhurma e deputetëve të opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normalisht të seancës, duke detyruar Nikollën të mbyll punimet.
“Ju nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve. Këtu seanca mbyllet seana mbyllet. Dëgjohemi në seanca të tjera”- tha Nikolla.
Top Channel