Opozita mban ditën e sotme protestën e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë, ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi.
Qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet protesta.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të mbajë fjalën e tij në protestë nga dritarja e banesës së tijd he do të shfaqet për protestuesit nëpërmjet ekraneve që janë vendosut.
Më poshtë ndiqni zhvillimet e protestës minutë pas minute:
18:37- Bardhi: Sot jemi të bashkuar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie
Gazment Bardhi e ka cilësuar një ditë historike protestën e shqiptarëve përpara kryeminsitrisë. Ai theksoi se sot demookratët vijnë të bashkuar për t’i qendruar përballë kryeminsitrit Edi Rama.
Ai tha se forca më e madhe e demokratëve janë qytetarët shqiptarë. Ndërsa shtoi se PD ka kaluar momente të vështira, por sot janë të gjithë sëbashku për të rrëzuar qeverinë.
“Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi këtu për të thënë se nuk dorëzohemi, refuzojmë demokraci fasadë. Duam të respektojmë një shtet që nuk shkel të drejtat e shqiptarëve. Duam një qeveri që punon për të pasuruar qytetarët, jo pushtetarët. Sot vërtetë jemi në opozitë, kemi kaluar momente të vështira, për të qenë në alrtësinë tuaj. Sot kemi me vete pasurinë më të madhe, kemi me vete kurajën, dinjitetin dhe dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin për të fituar. Ju jeni pasuria më e amdhe që ka Shqipëria. Ju nuk dorëzoheni, por frymëzoni me qindra dhe mijëra sshiptarë të tjerë. Sot të gjithë jaën krah jush. Ata që nuk janë këtu duan të jenë si ju. Ju isht arsyeja dhe frymëzimi për tu bashkuar. Duhet të bëjmë më të mirën për PD dhe Sqhipërinë. Jmei bërë bashkë si e vetmja rrugë dhe e vetmaj mundësi për tu përballur me të keqen. E keqja e vendit ka emrin e kryeminsitrit të Shqipërisë, aleati kryesor i krimit. Përtej fasadës dhe propagandës janë dy botë të ndryshme”, tha Bardhi.
Më tej shtoi se me korrupsion e qeverisë zhbëhet shpresa e të rinjve dhe qytetarëve që jetojnë me punën e ndershme.
18:24-“Misioni ynë përmbysja e regjimit”, Noka: Nga sot nuk e njohim më Ramën si kryeministër
Deputeti Flamur Noka e ka cilësuar historike protestën e sotme të opozitës përballë kryeminsitrisë.
Ai theksoi se ky vërshim i qytetarëve ka frikësuar kryeministrin Rama dhe njerëzit e tij të korruptuar. Noka theksoi se sot opozita dhe shqiptarët nuk e njohin më Edi Ramën si kryeminsitër.
“Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori, me këtë vërshimë madhështor, i cili ka një qëllim, të ndërpresë projektin më të errët, skenarin më të zi, planin orgurzi të Ramës për asgjesimin e opozitës. Një person këtu që sundon prej 11 vitesh që ka kapur çdo zyrë pushteti, vjedh dhe blen votën, ndan pasuritë e vendit, është në krye të çdo afere, jep miliona euro familjarëve, udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht ktu mbrapa 4 milionë euro. Të gjitha i bën me paratë tuaja, i bën për tekat e tij personale. Sot me këtë vërshimin tuaj madhështor, ky person është i vetmi i palumtur, i trishtuar, i shqetësuar, sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërim. Nuk ia doli të shkatërronte pengesën për mbretërimin e përjetshëm. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, fund e krye pa prova, fakte, ne jemi për t’i thënë Ramës se opozita është këtu, është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar, gjithë energji. Edhe pse korruptoi McGonigalin për non-gratën e Berishës, përsëri Rama nuk ja doli, pasi ne e kemi luftën për liri. McGonigal në SHBA u dënua për aferën me Ramën, në atë dosje Rama është edhe korruptues edhe i korruptuar. Sot i themi Ramës nuk të njohim më për kryeministër”, tha Noka.
Më tej Noka theksoi se sheshi do të jetë fundi i Edi Ramës. Ai tha se për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë e keqe dhe e papërballueshme, pasi do të japë llogari për çdo cent.
18:18- Tabaku i bashkohet protestës së opozitës, deputetja demokrate shihet krah qytetarëve
18:10- Protesta e opozitës, Boçi: Sot vijmë të bashkuar, me besim dhe forcë të rrëzojmë regjimin
Nënkryetari i rithemelimit Luçiano Boçi ishte i pari që foli para qytetarëve të mbledhur sot para kryeminsitrisë për të protestuar.
Në fjalën e tij Boçi theksoi se sot demokratët vijnë të bashkuar pë të protestuar në këtë datë historike të rrëzimit të diktaturs Hoxhiste, por edhe për t’iu kundërvënë diktaturës së Edi Ramës.
Sipas tij sot demokratët dhe shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.
“Mirë se keni ardhur në këtë protestë madhështore. Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Hoxhës, por është e sotmja, ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin eEdi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamzhikohet përditë, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revola e të rinjve, te cilit duan t’i shpifin këtë vend. Është gulçi i femrerit që vajton çdo ditë, ofshama e pensionistit që pret lëmoshën. Është drama e qytetarit shqiptar, vepra e të cilit është udhëtim Dantesk i ferrit. Sot vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Ramës. Vijmë të bashkuar sepse diktaturat nuk rrëzohen nëse nuk jemi të bashkaur. Duhet të mos gjunjëzohemi dhe të mos gjunjëzohemi”, tha Boçi.
Në vijim të fjalës së tij Boçi theksoi se sot institucionet jaën të kapura nga regjimi, duke shtuar se për të rrëzuar një diktaturë duhen rrëzuar muret e blinduara.
“Ai që është larguar si gjithmonë, këto godina i bllokon, i mbyll, na takon ne t’i hapim ato dyer, pasi t’i hapim ato dyer i korruptuar do të gjendet pas hekurave. Ne duhet të vazhdojmë betejën tonë”, tha Boçi.
17:21- Protesta e opozitës, çfarë po ndodh para kryeministrisë dhe në selinë blu
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e paralajmëruar në orën 17:30, ka nisur grumbullimi i qytetarëve.
Në këtë protestë pritet të flasin disa përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, zyrtarë të lartë të Rithemelimit, ndërsa është parashikuar që të flasë edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.
Ish-kreu i qeverisë do të flasë me anë të teknologjisë, pasi siç dihetr prej 30 dhjetorit ndaj tij ëhstë dhënë masa arrest shtëpie.
Momentalisht ka disa qytetarë përballë kryeministrisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë nisurg grumbullimin në selinë, blu, ku pritet të marshojnë nga aty drejt kryeministrisë.
Ndëkrohë që në bulevard janë dhe 1 mijë punonjës policie që janë aty për mbarëvajtjen e protestës.
17:49- Protesta e opozitës, Noka dhe Bardhi iu prijnë qytetarëve nga selia blu drejt kryeministrisë
Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të lartë të rithemelimit janë nisur nga selia blu sëbashku me sipmatizantët e grumbulluar aty prej më shumë se 1 orë, për t’iu drejtuar kryeministrisë.
Ndërkohë që në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej një ore ka nisur grumbullimi i qytetarëve, të cilët i janë bashkuar thirrjes së ish-kryeminsitrit Sali Berisha për protestë.
Në këtë protestë pritet të mbajnë fjalën e tyre përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, zyrtarë të lartë të PD, si dhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.
Pritet që Berisha të mbajë fjalën e tij përmes teknologjisë, pasi prej 30 dhjetorit të vitit 2023 ai ndodhet në masën arrest shtëpie.
Ndërkohë në terren janë dhe 1 mijë forca policia për mbarëvajtjen e protestës.
Është paralajmëruar që kjo protestë do të jetë e qetë. /Vizionplus.tv/