Luftanija italiane rrëzon një dron në Detin e Kuq

4 months ago 21
Reklamë

Një fregatë e marinës italiane rrëzoi sot një dron në Detin e Kuq, pranë ngushticës së Bab el Madeb.

Operacioni i marinës italiane ndodhi në kuadër të operacionit të koduar “Mburoja”. Siç raportojnë mediat vendase, fregata italiane mori përsipër mbrojtjen e një anijeje tregtare evropiane.

Droni u godit në një distancë prej pesë kilometrash nga anija e Marinës Italiane, pa asnjë rrezik për anijen tregtare dhe vetë fregatën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Italisë./vizionplus.tv/

Read Entire Article