Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti sot një konferencë për mediat nga ku foli për zhvillimet e fundit politike.
I pyetur lidhur me protestat e organizuara nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë Tiranë si edhe për sulmet që Meta ka bërë ndaj tij, Lulzim Basha tha se “nuk merret më me Metën”, dhe se ky i fundit sipas tij është kartë e djegur.
“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe për mua për opozitarët. Punën e kemi me Ramën e Veliajn. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha Basha.
Kujtojmë se në daljet tij të fundit, Meta ka ironizuar shpesh Bashën, duke thënë se “nuk fitohet as duke fjetur as duke shumëzuar 7×7=42″.
Në Konventën e 27 prillit Ilir Meta e cilësoi Lulzim Bashën si “partia e vulës”.
Në përgjigjen e tij kundrejt Bashës, i cili i kujtoi Metës akuzat e ndërsjellta mes tij dhe Sali Berishës, Meta tha një javë më parë se Basha nuk duhet të flasi për moral me gënjeshtrat që ai thotë. Meta tha se Basha gënjen dhe kur fle gjumë.
“Ua uaa ore flet partia e vulës për moral po si doli ky vulaxhiu ky kandidat bashkie për partinë demokratike në 2011 me 23000 mijë vota dhe u desh qëndrimi i Arben Ristani të cilin e falenderoj. Ai gënjen dhe për orën se njeriu për orën gënjen mbase kur vonohet o jo kot ai edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri” u shpreh Meta
Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta./vizionplus.tv/