Lushnjë/ Po lëvizte me shpejtësi, shoferi i kamionit humb kontrollin dhe përfundon në kanal

4 months ago 28
Reklamë

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanl në Dushk të Lushnjës.

Sipas policisë, shkak i këtij aksidenti dyshohet se është bërë shpejtësia në lëvizje dhe lagështia në rrugë.

Për të nxjerrë mjetin nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se kamioni ka qenë bosh, pa ngarkesë.

Për rreth 30 minuta, deri në momentin e nxjerrjes së kamionit nga kanali, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Lushnjë- Dushk./vizionplus.tv

Read Entire Article