Maminas/ Dhunoi babanë dhe e kërcënoi se do e vriste me sëpatë, 35-vjeçari arrestohet pas disa orësh negociatash

8 months ago 24
Reklamë

Parandalohet një krim në familje në fshatin Rubjek, Maminas.

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj babit dhe e kërcënoi atë se do e vriste me sëpatë dhe thikë.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit Eduart Hoxha që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë policinë dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.  Në këto kushte kanë mbërritur dhe Forcat RENEA, ku pas disa orësh negociata, kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article