Mariana dhe Çiljeta flasin për bashkëshortët e tyre: Dua një udhëtim me të

4 months ago 23
Reklamë

Mariana dhe Çiljeta gjatë një bisede me njëra-tjetrën treguan detaje lidhur me bashkëshortët e tyre.

Mariana tha se ajo ka dëshirë të bëjë një udhëtim të largët me bashkëshortin e saj.

Gjithashtu edhe Çiljeta u shpreh se ajo ka dëshirë të bëjë një udhëtim me bashkëshortin e saj. Ajo theksoi se i pëlqen plazhi, por Albani nuk e preferon.

Siç ajo tregon, ai preferon të mos planifikojë udhëtime, pasi nuk i pëlqen të merret me pjesën e organizimit.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Kam dëshirë të bëj një udhëtim me Tanin.

Çiljeta: Është tip që udhëton?

Mariana: Më para po, por tani bën ato shëtitjet e tij dy herë në ditë.

Flori: Ku?

Mariana: Këto vendet e vogla i kam udhëtuar. Unë dua larg.

Çiljeta: Në cilin vend? E di ku të ikni? Shkoni në Maldive të dy çift.

Mariana: Po atë pra, Maldive ose diku larg.

Çiljeta: Edhe unë dua të iki me Bançen. Ai nuk është natyrë e udhëtimeve. Ai me makin ka qejf por me avion porton shumë.

Mariana: Është i ri?

Çiljeta: Atij i duket si angari të iki në plazh sepse nuk e ka qejf, unë vdes. /vizionplus.tv

Read Entire Article