“Maturantja e Artë” Anja Xifaj ishte prezente në studion e “Vizioni i Pasdites të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus këtë të mërkurë.
Anja një nga 162 studentët ekselentë u dekorua me medalje ari nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për rezultatet dhe mundin e 12 viteve studime.
Ajo tha se është shumë falenderuese ndaj prindërve për mbështetjen që i ka dhënë, por edhe ndaj kryeministrit dhe ministres të cilët po vlerësojnë mundin dhe djersën e nxënësve.
Sot Anja studion për arkitekturë, për të cilën ajo thotë se do të japë kontributin e saj.
Pjesë nga biseda.
Anja Xifaj: Patjetër që për mua është një kënaqësi të mbaj në duar produktin e këtyre viteve. Nuk më duket një vlerësim ditor por një vlerësim i një vazhde shumë të gjatë.
Brikena Prifti: Nuk ishte hera e parë që ke marrë një çmim, por sot medalja shënjon atë përkushtimin, ndihesh krenare?
Anja Xifaj: Sigurisht që po, krenaria ime është materializuar. Tashmë kam prekur Universitetin.
Brikena Prifti: Flasim për komentet e para?
Anja Xifaj: Kanë qenë të afërmit, shoqëria ata që kanë qenë mbështetësit kryesore përgjatë këtij udhëtimi, kam patur dhe mbështetje nga njerëz që nuk i njihja. Rinia shqiptare nëse përkushtohet edhe vlerësohet.
Brikena Prifti: Çfarë të thanë prindërit?
Anja Xifaj: Ata kanë qenë gjithmonë krenarë për mua, për mua është një dhuratë për mua që mund t’i dedikoj një dhuratë për atë sakrificë që kanë bërë për mua.
Brikena Prifti: Sa kanë ndikuar prindërit për mënyrën se si ke ecur në shkollë?
Anja Xifaj: Të jem realiste, prindërit e mi edhe pse më kanë mbështetur, nuk kanë qenë duke më shtyrë gjatë gjithë kohës. Mbështetja e prindërve por asnjëherë qortime të tipit pse s’mëson.
Brikena Prifti: Si ndikon trysnia e prindërve?
Anja Xifaj: Varet nga rasti, pasi edhe fëmijët kanë nevojë për udhëzim, pasi prindërit dinë më shumë se ne. Është një mënyrë e duhur për t’i udhëzuar por jo të trysnuar nga prindërit.
Brikena Prifti: Çfarë të tha kryeministrit Rama?
Anja Xifaj: Patjetër përgëzime nga kryeministri dhe ministrja. Më vjen mirë që marrim vlerësime.
/Vizionplus.tv/