Mbeturinat, trafiku, transporti, hallet e vjetra të turizmit edhe këtë sezon

2 months ago 32
Reklamë

Xhimi Lama turoperator turistikë gjatë një interviste në emisionin E-ZONE tha se edhe këtë sezon të ri hallet janë të vjetra. Shqetësimet kryesore lidhen me pastrimin e zonave bregdetare, trafikun e rënduar në disa akse, si dhe me mungesën e një transporti publik në disa zona.

“Është një sfidë e cila ka nevojë të adresohet më mirë. Pavarësisht angazhimit të autoriteteve sërish për mua mbetet problem kryesor i Shqipërisë. Kjo lidhet edhe me angazhimin tonë si qytetarë. Jemi ne që nuk e trajtojmë mjedisin dhe nuk i japim rëndësinë e duhur, duke ndikuar në ofrimin e një imazhi aspak  pozitiv”, tha Lama në Vizion Plus

Paralelisht, trafiku është kthyer në një problem me jo pak ndikim. Sipas operatorëve gjithmonë është kërkuar që të mos bëhen punime gjatë piku të sezonit.

“Segmenti nga Rinasi deri në Durrës, Vlorë –Radhimë, Sarandë –Ksamil janë disa segmente rrugore që krijojnë një trafik të rënduar. Janë orë të tëra që humbasin autobusët me turistë gjatë qarkullimit të zonat turistike”, thotë Lama

Por në mungesë të një linje transporti publik mes Rinasit Tiranës dhe Durrësit apo dhe në qyteteve të tjera me atraksionet turistike, rrit kërkesën për lëvizje me makina private duke shtuar trafikun

“Mund të them pa frikë se janë 10 mijë makinë që merren me qira nga Rinasi. I gjithë ky fluks mjetesh mund të ishte më i ulët në rast se do të kishte një linjë urbani publike”, tha ai.

Sa i përket sezonalitetit, mund të thuhet pa frikë se tashmë ai është zgjatur në kohë duke arritur në 4-5 muaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article