Mbyllet markimi i karburanteve, nga gushti shërbimi i kalon doganave, hiqet tarifa

1 month ago 31
Reklamë

Ministri i Financave Ervin Mete ka njoftuar se nga muaji gusht përfundon koncesioni i markimit të karburanteve. Ky është një proces që aktualisht kryhet nga privati  dhe do t’i kalojë administratës doganore. Gjatë një interpelance me deputetin Agron Shehaj, ministri tha se është vendosur që të hiqet tarifat që aplikohet për këtë shërbim.

“Nga muaji gusht përfundon edhe koncesioni i markimit të karburanteve. Ky shërbim do ti kalojë shtetit dhe tarifa që aplikohet mbi çdo litër karburant kemi vendosur ta heqim. Kostot do të përballohen nga buxheti i shtetit. Ne mendojmë se kjo vendimmarrje do të japë ndikim në uljen e kostove dhe në çmimin e karburantit”,-tha Ervin Mete në parlament.

Markimi i karburante ka një kosto që llogaritet në 1.6 lekë për litër. Së bashku  me markimin përfundon edhe koncesioni i pullave fiskale. Të dy këto shërbime ka si funksion shmangien e evazionit fiskal. Në total janë 3 koncesione që qeveria nuk i ka rinovuar kontratat duke i marrë shërbimet vet shteti, prodhimi i pasaportave, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve./vizionplus.tv

Read Entire Article