“McGonigal”, kreu i SPAK: Po kryen hetime! Kallëzuesit i kemi kërkuar…

8 months ago 37
Reklamë

Në takimin informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani u pyet edhe për çështjen e McGonigal.

Për McGonigal ai u pyet në kuadrin e një kallëzimi që është bërë në SPAK nga Gazment Bardhi, ku Dumani konfirmon regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane.

“Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”, tha Dumani.

Top Channel

Read Entire Article