Me 13 kg kokainë me vete, burg për 52-vjeçarin shqiptar në Holandë! Si tentoi të fshihej pas një shkurreje

6 months ago 17
Reklamë

Një 52 vjeçar shqiptar në Holandë është dënuar me 18 muaj burg nën akuzën e trafikut të 13 kg kokainë në qytetin e Barendrecht.

Arrestimi i tij u bë verën e vitit të kaluar kur u kap teksa mori ngarkesën me drogë pranë një shkurreje të një parkingu, ku kishte tentuar ta fshihte.

52 vjeçari kishte qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje nga policia kur ishte takuar me një person tjetër me skuter që i kishte dhënë kutinë me 13 kg drogë që më pas do t’i transportonte me automjetin tip “Renault”.

Pasi u arrestua nga policia, shqiptari pretendoi se nuk kishte dijeni mbi lëndën narkotike brenda kutisë që mori nga shkurret e një parkingu dhe se një bashkatdhetar i tij i kishte kërkuar ndihmë për ta transportuar.

Gjykata e Roterdamit, doli në përfundimin se i arrestuari ka qenë në dijeni të lëndës narkotike pasi përndryshe rastësi të tilla në një parking të largët, do të kishin qenë të pamundura.

Top Channel

Read Entire Article