Me armë dhe stema policie në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

7 months ago 27
Reklamë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “The night”. Atij iu gjetën gjatë kontrollit të mjetit një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Siri Kodra”, me një automjet tip “Benz”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The night”, për kapjen e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjatë operacionit, në rrugën “Siri Kodra”, është lokalizuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article