Mega-operacioni i SPAK, Berisha: U fshehën lidhjet e politikanëve me kriminelët

5 months ago 27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mega-operacionin e SPAK, gjatë të cilit u lëshuar 50 urdhër arreste.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij, SPAK nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar.

Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët  ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article