Mësuesit kërkojnë shpërblim vjetor, kërkesë në ZVA Tiranë: Kur do të rriten pagat?!

8 months ago 41
Reklamë

Mësuesit e arsimit publik parauniversitar të shkollave të Tiranës kërkojnë shpërblimin vjetor, sikurse parashikohet në Kontratën Kolektive.

Përmes një kërkese, ata i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit në prag të fundvitit me 3 kërkesa: shpërblim vjetor, saktësim si dhe kur do të kryhet rritja e pagave, pasi e kërkojnë rritjen menjëherë; si dhe kushte për plotësimin e regjistrit online.

“Së pari, në prag të këtij fundviti, ju kërkojmë të respektoni Kontratën Kolektiktive, neni 10.10, në të cilin shprehimisht sqarohet se ‘punëdhënësi, bazuar në marrëveshjen e datës 28 janar 1999 nga qeveria shqiptare dhe FSASH, iu njeh të drejtën e fituar sindikatave nënshkruese për shpërblim vjetor të mësuesve në sistemin e arsimit publik parauniversitar. Masa e shpërblimit caktohet me marrëveshje midis palëve’.”

Mësuesit theksojnë se paga është e pamjaftueshme dhe kërkojnë rritjen e menjëhershme të saj.

“Së dyti, kemi paqartësi të arsyeshme lidhur me angazhimin e qeverisë për rritjen e pagës. Ne kërkojmë që të na detajohet ajo zë për zë dhe të përcaktohet qartë koha e fillimit të kësaj rritjeje”.

Më tej, mësuesit vënë në dukje problemet e regjistrave online, për të cilat kërkojnë zgjidhje.

“Së treti, në kuadër të realizimit të procesit mësimor, vlerësimit dhe hedhjes së të dhënave në SMIP, ne si shkollë kemi vështirësi për ta realizuar në ambientet e institucionit. Mungon infrastruktura, mjetet digjitale, përveç vështirësive dhe problemeve teknike të vetë platformës”.

Top Channel

Read Entire Article