Mikrofinanca, roli i saj në reduktimin e dukurisë së fajdeve

3 months ago 18
Reklamë

Zhvillimet e ditëve të fundit lidhur me dy kompanitë që kishin ngritur skemë mashtrimi me kreditë ndaj qytetarëve, ngre pikëpyetje lidhur me modelin e biznesin që ndiqet në Shqipëri ndaj kredive konsumatore, huatë që jepen pa kolateral. Ekspertët ndajnë mendime të ndryshme, por ato bashkohen në një pikë kur thonë se kompanitë të tilla janë të nevojshme për ekonominë dhe stabilitetin financiar.

“Nëse Shqipëria do ishte një vend me nivel ekonomikë të lartë, me akses në institucionet financiare, me edukim të lartë financiar këto do të ishin modele biznesi të tejkaluara, që nuk do i shërbenin askujt. Por në situatën ku jemi, ku pjesa e madhe e popullsisë nuk ka akses në bankë, për një sërë arsyesh, sigurisht që këto institucione janë gjendur pranë këtyre klientëve dhe ndoshta e kanë mbrojtur atë  dhe nga fajdet. Fajdet kanë qenë një keqe e madhe në vend. Është roli i këtyre institucioneve që ka zhvlerësuar këtë dukuri”, deklaroi Deniz Deralla drejtor i mbikëqyrjes në BSH.

Por për ekspertin bankar Elvin Meka, në mbarë botën ka një devijim të qëllimit për të cilin u shfaq mikrofinanca

“Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë ka një devijim nga qëllimi fillestar i zhvillimit të mikrokredisë. Ky treg lindi për të ndihmuar shtresat më të pafavarizuara që s’kishin akses në banka, me norma modeste interesi. Por mikrokreditë po trajtohen me kushtet e tregut ndaj dhe justifikohen me norma të larta interesi. Ndaj ndërhyrja e BSH ishte e duhura për t’i vënë një fre përcaktimit të  normës tavan të interesit  nga ana e kompanive. Por sa do të zbatohen ato në praktikë kjo mbetet për tu parë dhe monitoruaroi”, deklaroi Meka në emisioni E-ZONE.

Me një informalitet të lartë që ekziston në vendit tonë, me një pasiguri të madhe të kontratave të punës, me një sistem adresash të paqartë dhe me pagesa ende cash, normat e interesit të kredive dalin të larta dhe në shumë raste gati të papërballueshme për qytetarët./vizionplus.tv

Read Entire Article