Mina me telekomandë dhe eksploziv C4, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim i vëllai! Do përdoreshin në ngjarje kriminale

8 months ago 13
Reklamë

Një person është arrestuar dhe i vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi u kapën me mina dhe eksploziv të cilat dyshohet se do t’i përdornin në ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezëri Shabaj.

Policia ka arrestuar Jesar Shabaj, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Jaser Shabaj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës intensive për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat u bë ndalimi i shtetasit J.Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë (dhe në Shkodër). Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi J.Sh, 23 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në kuadër të procedimit për këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike). Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të dokumentuar implikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article