Rusia konfirmoi sot se një nga anijet e saj u dëmtua pas një sulmi nga Kievi në Krime. Goditja për Moskën në Detin e zi u mirëprit nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,
Presidenti rus, Vladimir Putin u informua nga ministri i Mbrojtjses, Sergei Shoigu për “dëmmtimin” e anijes Novocherkassk, tha zëdhënsëi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pa dhënë detaje.
Mediet e huaja kanë publikuar videon nga momenti i sulmit, kur anija shpërthen në flakë.
This is the clearest video so far of the Ukrainian missile strike against the Russian Ropucha-class landing ship in Crimea.
According to some reports, 87 Russians were killed in the huge explosion pic.twitter.com/VXyWpQWtgD
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 26, 2023
Ministri i Mbrojtjes, siç raportohet nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, i tha Putinin se anija “u dëmtua natën, gjatë një sulmi nga forcat e armatosura ukrainase me ndihmën e raketave të lundrimit” në qytetin e Feodosia.
Ushtria ukrainase tha se kishte “shkatërruar” anijen për të cilën tha se mbante drone Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët Moska i përdor shpesh në luftë.
Sulmi u krye me ndihmën e raketave të “forcës ajrore taktike”, thanë forcat ajrore në një mesazh Telegram.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky la të kuptohet se anija ishte mbytur, duke përshëndetur në mënyrë sarkastike punën e forcave ajrore të vendit të tij.
Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në sulm, ndërsa gjashtë ndërtesa u dëmtuan, sipas guvernatorit të Krimesë Sergei Aksionov.
Ky sulm kundër një anijeje ruse është një sukses për Ukrainën, e cila po kërkon të provojë se mund ta mbajë flotën ushtarake të Moskës larg brigjeve të saj edhe nëse nuk arrin ta shtyjë ushtrinë e saj në front./vizionplus.tv