Morfina jepet si “karamele”, Fiksi e siguron pa kartelë mjeksore tek Shërbimi Onkologjik në banesë

8 months ago 42
Reklamë

Fiksi tregoi mbrëmjen e së hënës se sa e lehtë është të sigurosh morfinë pa patur asnjë dokument mjeksor.

Morfina u sigurua nga Fiks Fare në Shërbimin Onkologjik të Banesës në Tiranë, qendër që u vjen në ndihmë personave që vuajnë nga tumore dhe nuk kanë mundësi kurimi.

Përveç sigurimit të morfinës kundrejt 2000 lekëve , Fiksi siguron edhe një recetë me injeksione dhe tableta morfine.

Morfina është një nga qetësuesit më të fuqishëm që njihet në  mjekësi dhe përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta, të cilat nuk mund të kontrollohen me përdorimin e qetësuesve të tjerë.

Morfina merret gjithmonë me rekomandim nga mjeku. Në Fiks Fare mbërriti një informacon se në qendrat e Shërbimit Onkologjik në Banesë mund të marrësh morfinën edhe pa qenë pacient i kësja qendre.

Në hyrje të kësaj qendre është e afishuar një rregullore që të tregon qartë se cilat janë dokumentat që duhet të paraqesësh për të hapur kartelë mjekësore e për të qenë pacient i SOB-it, siç janë : Rekomandimi nga mjeku i familjes , konfirmim i diagnozës nga Spitali Onkologjik në QSUT, dokumenta të indentifikimit dhe një kopje e ekzaminimeve

Gazetarja e Fiks Fare u paraqit në këtë qendër pa hapur kartelë dhe pa qenë fare paciente e saj dhe arritit të blinte aty 15 ampula injëksione morfinë dhe arriti të siguronte një recetë pacienti për marrjen e morfinës në formë tableti dhe injeksioni.

Infermierja që gjendej aty jep  tre pako me nga 5 ampula morfinë pa kërkuar njohuri për pacientin, mjafton t’i lësh para ” sa të të lindi në zemër”. Por dhe kjo  jo në kuptimin e plotë të fjalës, pasi kur gazetarja e Fiksit i zgjatë  1000 lekë, infermierja nuk e pranon duke i thënë se vetëm një nga ato që i ka dhënë kushton më shumë. Kështu gazetarja është e detyruar t’i japë dhe 1000 lekë të tjera, pra në total 2000 lekë. Më pas infermierja pa pyetur se kush do e përdorë këtë morfinë, plotëson edhe një recetë me 40 ampula për injeksion dhe 45 tableta  morfinë. Këto infermierja sigurohet t’ia shpjegojë gazetares së Fiksit edhe tek kush farmaci do i marri. Gazetarja e Fiksit del nga SOB dhe me recetën në dorë i drejtohet farmacisë ku e rekomandoi infermierja duke marrë edhe sasinë  e përshkruar në recetë.

Kjo morfinë mund të sigurohet fare lehtë edhe nga persona të papërgjegjshëm të cilën mund ta rishesin për shumë arsye të tjera.

SOB – Shërbimi Onkologjik në Banesë

Infermierja– Po

Fiksi – Si kalove?

Infermierja– Mirë.

Fiksi – Ka qenë vëllai javën që kaloi ka marrë pak morfinë për nonën.

Infermierja– Emrin?

Fiksi – A…. L… Nuk ja kemi hapur dot kartelën. Na tha infermierja,që ka marrë herës tjetër na tha bëj foto për dokumentat, që duhen. Por ne nuk e kemi mjekun se është me pushime. Edhe na duhet i çikë morfinë.

Infermierja– Si t’i japim ne këto morfinat kështu?

Fiksi – Herës tjetër ja dha vëllait.

Infermierja– Ja dha vëllait po…… Po nuk hape kartelë ti, si t’i paguaj nga xhepi unë?

Fiksi – Po i paguajmë ne.

Infermierja– Me ampula po i përdor?

Fiksi – Po me ampula. Si t’ja bëjmë?

Infermierja– Unë do të ndihmoj dhe ik e merri te farmacia.

Fiksi – Ok. Te farmacia këtu?

Infermierja– Jo jo, te farmacia ku merret morfina.

Fiksi – Nuk e mbaj mend as si e kishte emrin ajo infermierja, që ja dha vëllait këtu direkte. I dha vëllai  lekë në dorë edhe …

Infermierja– Po nuk kam aq, nuk kam aq më kupton?

Fiksi – Sa ke mundësi ti? Më ndihmo ti edhe pastaj të shkoj te farmacia s’ka problem.

Infermierja– Po nuk i kam aq unë, të të them unë ty. Do të dërgoj tek farmacia. Si e ka emrin e sëmura?

Fiksi –A.. L…. 74 vjeç. Për këto sa të të jap?

Infermierja– Sa të duash, se nuk bëj pazare me s….Po të jap 40 ampula mirë, veç këtyre.

Fiksi –Mirë.

Infermierja–  Tani farmacia ku merren këto, që i merr falas nuk do paguash asgjë.

Fiksi – Ok

Infermierja– Se me letrën time është: – Te ambulanca e ….

Fiksi –Po

Infermierja– E di? Janë dhe 4 farmaci. Farmacia është ….

Infermierja– Në rregull?

Fiksi – Ëhë. Për këto sa të detyrohem?

Infermierja– Të gjitha këto hëëëë. Po ik sa të duash.

Fiksi – Sa, sa?

Infermierja– Po nuk bëj unë asnjëherë pazare me lekë.

Fiksi – Ta lej këtë të lutem ( 1000 mijë lekë të reja) apo të detyrohem më shumë sepse nuk e di.

Infermierja– Tashi detyrohesh më shumë po….

Fiksi – Sa të detyrohem, ma thuaj sa të detyrohem të lutem?

Infermierja– Po unë nuk do bëj kot pazare lekësh, po ti….

Fiksi – Po ma thuaj ….

Infermierja– Bëjnë shumë po unë nuk po të them sa.

Fiksi – ( I japim 2000 mijë lekë të reja) Faleminderit.

Infermierja–Unë dua, që ti të mos paguash asnjë gjë shpirt, të hapësh dokumente. I more poshtë ato? Se unë moj shpirt nuk shes as ilaçe as gjë. Duhet të hapësh kartelë se nesër më thotë doktoresha ku e ke dorëzuar këtë kartelën. Hap kartelë më mirë.

Fiksi – Ok, faleminderit.

Infermierja– Vetëm tek ajo farmaci ke, se ajo është që marrin këta të sëmurët me kancer shpirt, prandaj. Jo se nuk duam t’ju ndihmojmë. A qetësohet i sëmuri me këto?

Fiksi – Po po

Infermierja– Pse nuk ja bëni me tableta morfinën po vetëm me ampula?

Fiksi – Faktikisht mjekja ne na dha të merrnim tableta, por kur erdhi vëllai këtu ajo infermierja i tha që nuk kemi tableta këtu dhe i dha vetëm ampula.

Infermierja– Ndoshta s’ka patur ajo. Ma jep se do të jap unë edhe kokërr, që do ja përdorni ju.

Fiksi – Mund t’i marr te farmacia edhe këto?

Infermierja– Po po te farmacia edhe këto. Këtë Oksikodonindo ja përdorësh 2 herë ose 3 herë në dita nga një kokërr. Mirë?

Fiksi – Po

Infermierja– Të vura 45 tableta.

Fiksi – Te kjo nuk do paguaj unë asgjë?

Infermierja– Nuk do paguash shpirt asgjë.

Fiksi – Faleminderit shumë.

Infermierja– Kur të ashtu hajde prap se të ndihmoj unë.

Top Channel

Read Entire Article