Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK

6 months ago 26
Reklamë

Gjykata e Sarandës vendosi të lirojë 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre për ndërtimet pa leje të ndodhura në zonë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 16.3.2024, ora 1000, është zhvilluar nën drejtimin e Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake Mikel Hysometaj seanca gjyqësore e sipërcituar, ku në përfundim, gjykata ka dhënë këtë vendim:

1. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim E.S., atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën:…, banesë private në të cilën jeton me familjen e tij.
4. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
5. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë respektimin e urdhërave që i janë dhënë personit nën hetim.
6. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim, për t’u shoqëruar në vendin ku i është caktuar të qëndrojë, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
7. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
8. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E.L., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
9. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim E.L., atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
10. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën:…, banesë në të cilën jeton me familjen e tij.
11. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
12. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë respektimin e urdhërave që i janë dhënë personit nën hetim.
13. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim, për t’u shoqëruar në vendin ku i është caktuar të qëndrojë, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
14. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
15. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim T.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
16. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim T.S., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
17. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
18. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
19. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm sarandë dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
20. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim V.Q, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
21. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim V.Q., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si edhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
22. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00 si edhe ndalohet plotësisht personi nën hetim për ushtrimin e detyrës si inspektor i IMT, bashkia Sarandë.
23. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
24. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Policia Gjyqësore si edhe autoriteti publik bashkia Sarandë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi
25. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim O.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
26. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim O.D.i, atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, si edhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
27. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00 si edhe ndalohet plotësisht personi nën hetim për ushtrimin e detyrës si inspektor i IMT, bashkia Sarandë.
28. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër apo procedim tjetër penal.
29. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Policia Gjyqësore si edhe autoriteti publik bashkia Sarandë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi
30. Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim D.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
31. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim D.B., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
32. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00. Ekzekutimi i kësaj mase siguruese ndaj personit nën hetim hetim D.B. do të fillojë në rast se masa e mëparshme siguruese “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj tij për llogari të një procedimi tjetër, do të revokohet ose zëvendësohet me një masë sigurimi më të butë ose do të shuhet.
33. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
34. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim I.P., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
35. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
36. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
37. Caktimin si masë sigurimi personale me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim M.S., atë të “detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
38. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet në Policinë Gjyqësore, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, çdo dy javë, në ditë të hënë, ora 10:00.
39. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
40. Shpenzimet procedurale dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.
41. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

Top Channel

Read Entire Article