Ndryshon taksa e shitjes së shtëpive, eksperti i ekonomisë në “7pa5”: Stabilizohet mos rritja e çmimeve

8 months ago 32
Reklamë

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i prezantuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të rrisë detyrimin e taksës së ndërtesës tek apartamentet 18 deri 50% dhe te dyqanet deri 25%, sipas shembujve të MFE për llogaritjen e taksës së re.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5”, eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj shpjegoi se për ndërtesat e vjetrado të ketë përjashtime, çmimi i referencës do të zbritet me 1% për çdo vit vjetërsi.

“Në momentin që do vihet në zbatim në fletoren zyrtare, kjo qasje që ka në thelb mekanizmin e amortizimit të vlerës. Pra nëse është 100 lekë, i zbritet 1% amortizimi për çdo vit më parë se 2024. Kjo ndikon më së shumti edhe për ata qytetarë që i kanë pronat e trashëguara apo të privatizuara që nga vendimi 92’, të cilëve nga 32% që ua zbriste nga vlera referuese e zonës tashmë ua ka çuar në 50%”, tha Eduart Gjokutaj.”

Përsa i përket rritjes së çmimit të banësave, eksperti dha më në fund lajmin e mirë.

“Periudha që jemi nuk ka shitje të mëdha dhe ndërtimi nuk bën përjashtim. Çmimet e ndërtimit sipas analizave, do kemi një farë stabilizimi të mos rritjeve të çmimeve”, shprehet Gjokutaj.

Projektligji i ri jo vetëm rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare për të gjitha kategoritë e pasurive të paluajtshme, ky synohet t’u afrohen vlerës së tregut. Drafti propozon që niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%./vizionplus.tv

Read Entire Article