Në godinë nuk ka dalje emergjente, mjetet e zjarrfikëses nuk arrijnë dot në katet e sipërme! Vijon kaosi

8 months ago 37
Reklamë

Njerëzit të traumatizuar në godinën që mori flakë në Lushnjë.

Nga brenda qendrës tregtare është e mbuluar me zjarr dhe me tym, masat po merren nga jashtë qendrës tregtare, është e pamundur të futen brenda forcat zjarrfikëse.

Me mjetet e zjarrfikëses deri në katin e katërt mund të arrijnë, ndërsa katet e sipërme janë të gjitha apartamente. Tymi ka përfshirë të gjithë godinën në të katërt anët.

Ende nuk dihet sa njerëz janë brenda ndërtesës, dhjetëra persona kanë dalë dhe janë transportuar në spital. Disa prej tyre dolën nga dritaret, të cilat i thyen.

Top Channel

Read Entire Article