Është arrestuar në dalje të Shqipërisë, një shtetas nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.
Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.
Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari./vizinplus.tv/