Në temperatura -14 gradë, Putin zhytet në ujin e akullt për të nderuar Epifaninë

8 months ago 30
Reklamë

Presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në ujërat e akullta për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë në orët e para të 19 janarit, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov nuk specifikoi se në cilën zonë u zhyt presidenti 71-vjeçar rus.

Në Moskë temperatura është -14 gradë Celsius, por kjo nuk e pengoi Putinin të zhytej tri herë duke bërë kryqin e tij në ujërat e akullta të pishinës që kishte formën e një kryqi.

Epifania është një nga festat më të njohura në Rusi, pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve, dhe sipas traditës ruse, burrat dhe gratë zhyten në ujë tre herë për të simbolizuar Trininë e Shenjtë.

Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, prandaj këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.

Keep Cool & Believe: President of Russia Vladimir #Putin Taking Epiphany Dip.

💪 You can freeze #Russian assets, but you can’t freeze its spirit. pic.twitter.com/2AEDdOB7h7

— Russian Embassy in South Africa 🇷🇺 (@EmbassyofRussia) January 19, 2024

Kremlini publikoi për herë të parë bëmat e Epifanisë së Putinit në vitin 2018./vizionplus.tv

Read Entire Article