“Nikolla e çoi Bardhin në SHBA me paratë e Kuvendit”/ ‘Shpërthen’ Pampuri: Ai i shërben Ramës

8 months ago 10

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit pas bashkimit të tij me grupimin e Berishës.

E ftuar në “Breaking” për të komentuar klimën politike në vend me krizën brenda opozitës dhe përplasjet e kësaj të fundit me mazhorancën për shkak të Reformës Zgjedhore, Pampuri tha theksuar se PD-ja zyrtare nuk e njeh absolutisht Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar.

Ka pasur një deklaratë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për…

Pampuri: Nuk është kreu, nuk e njohim absolutisht si kreun e Grupit Parlamentar.

Institucionalisht zoti Bardhi ftohet si kreu i grupit, që të mos t’i hyjmë këtij debati. Të biem dakord për të mos rënë dakord në aspektin e titujve, emërtesave. I tillë njihet edhe nga Kuvendi.

Pampuri: Jo, jo. Zoti Bardhi ftohet nga Kuvendi, zonja Nikolla e çon edhe në SHBA me grupin parlamentar. Ju e patë shumë mirë që ishte një takim formal i mbështetur nga Kuvendi, me paratë e Kuvendit. Por zoti Bardhi ka disa kohë që nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PD-së dhe ju e dini shumë mirë që gjithë kjo amulli i shërben Edi Ramës. Lindita Nikolla duke qenë pjesë e PS-së, nën urdhrat e Edi Ramës, kërkon ta njohë.

I referohemi në nivel institucional, nuk e gjejmë dot zgjidhjen ne si medie. Megjithëse me Bashën është ndarë, ai nuk është pozicionuar si duhet si opozitë. A mund të ulet në një tryezë së bashku me mazhorncës për reformën zgjedhore?

Pampuri: Për Reformën Zgjedhore ju e dini shumë mirë që ka qenë zoti Bylykbashi që është ulur në tryezë. Tryezat janë gjithmonë komisione bipartizane, ku ka përfaqësues edhe nga e majta edhe nga e djathta. Nuk mund të shmanget. Kjo është një lojë fjalësh që zotëria e bën për ata që nuk kanë informacion. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë informacion dhe e dinë shumë mirë që këto tryeza, dhe ato bëhen me praninë e të dy palëve; PS dhe PD. Sa i përket këtyrë është apo nuk është opozitar, bëjnë mirë ata që çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë që më mirë të mos flasin sepse do të ishte absurde që një personazh i tillë të bëjë analiza tashmë se kush është me kë. Ky është absurditeti më i madh. Një njeri që bën akuza për një grupim dhe më pas shkon dhe ulet në krye të atij grupimi nuk e di se çfarë mund të presësh më. Njeriu ka një dinjitet.

Cili mendon se është shkaku? Bardhi ka qenë shumë afër me zotin Basha.

Pampuri: Këtë gjë nuk di ta them.

Top Channel

Read Entire Article