Pamjet/ Djegia e një automjeti në Unazën e Re në Tiranë, në kërkim dy maqedonas! E bënë për motive të dobëta

8 months ago 29
Reklamë

Djegia e një makine më 4 janar në rrugën “Astir Losha” në Tiranë, e cila fillimisht u raportua si aksidentale, ka qenë e qëllimshme.

Policia ka arritur në këto përfundime pasi zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, se makina është djegur qëllimisht. Dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe janë shpallur në kërkim.

T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 4 janar dogjën makinën e shtetases Xh. T. në zonën e Unazës së re për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article