Panairi i pasurive të patundshme, “Concord Investments” me oferta speciale për projektet turistike në jug

2 months ago 35
Reklamë

Për herë të parë ka hapur dyert panairi më i madh i tregut të pasurive të patundshme  në Shqipëri.

Mijëra prona në shitje nga veriu në jug janë të ekspozuar në stenda të qindra kompanive pjesëmarrëse. Jo pa qëllim ky panair po zhvillohet në  periudhë sezoni turistik.

Synimi është që ndërmjetësit e pasurive të patundshme të bëjnë bashkë dy sektorë të rëndësishëm siç janë ndërtimi dhe turizmi.

“Real estate është tregu më rritjen më të shpejtë në vend dhe në rajon. Ndaj projekte dhe prona për një zhvillim të qëndrueshëm do të jenë prezent për gjatë ditëve të panairit. Është kjo arsyeja pse ne vendosëm të organizojmë një event të përmasave të tilla për të dhënën një shtysë më shumë dy sektorëve të rëndësishëm turizmit dhe ndërtimit”,  tha Reinado Pipiria, drejtor i shoqatës së ndërmjetësve të pasurive të patundshme.

Ndërtimi dhe pasuritë e patundshme janë dy sektor që po njohin vetëm rritje që pas pandemisë. Paralelisht ecuria pozitive e turizmit në vitet e fundit po shoqërohet edhe me një interes të madh të të huajve për të investuar në Shqipëri.

Ndaj panairi është një mundësi më shumë edhe për të huajt që po vizitojnë Shqipërinë këto ditë. Kreu i komisionit të ekonomisë Eduart Shalsi premtoi për një adresim të problematikave që ka ky treg.

“Dera ime është e hapur për të gjithë ju, për të çuar përpara vizionin që adreson disa nga sfidat, për të shkundur administratën publike, siç është  institucioni kadastrës”, tha ai.

Në një nga stendat e panairit është pjesëmarrës edhe grupi “Concord Investments”. Me disa projekte në turizëm, grupi ofron edhe disa lehtësira për ata që rezervojnë gjatë ditëve të panairit.

“Pas një projekti të suksesshëm siç është “San Pietro Resort”, “Concord Investmet” është në proces edhe me disa projekte turistike kryesisht në jug të vendit, si është San Nicolas, Arameras në Ksamil dhe Orikum. Ky panair është një mundësi e mirë për të gjithë të interesuarit, që për cilin që do të rezervojë gjatë këtyre ditëve ne do të ofrojmë 5 % ulje dhe 10 % të vlerës financim”, tha Emiriana Brahaj menaxhere shitjesh në “Concord Ivestiment”.

Panairi i cili zhvillohet në qendër të qytetit, te Piramida, do të jetë i hapur për tri ditë. /vizionplus.tv

Read Entire Article