Parandalohet krimi në Kurbin, RENEA ndjek në pyll 41-vjeçarin që terrorizoi një familje duke gjuajtur me pushkë

8 months ago 41
Reklamë

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ka vënë në pranga një 41-vjeçar.

Ky i fundit qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve dhe kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll.

“Pas kërkimeve dhe ndjekjes intensive, të kryera gjatë natës, në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA” u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit që qëlloi me armë zjarri, drejt banesës së 60-vjeçarit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në këtë zonë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.

Shtetasi R. M., rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

41-vjexçari i arrestuar akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Read Entire Article