PD dërgon sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës

4 months ago 22
Reklamë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatiti të Olta Xhaçkës.

Vizion Plus mëson se kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Gazment Bardhi do të dorëzojë çështjen për mandatin e Xhaçkës në Kushteuese në orën 12:30, kur do të mbajë edhe një komunikim për mediat.

Grupi i Rithemelimit ka vendosur që të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kujtojmë se më 11 prill socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste olta Xhaçka duke votuar kundër.

Qëndrimi i mazhorancës u mbrojt  nga Klotilda Bushka, ndërsa ai i opozitës nga Gazment Bardhi

Ndërkohë që vetë deputetja socialiste Olta Xhaçka ka sqaruar vazhdimisht se nuk e ka shkelur Kushtetutën pasi asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.

Por sqarimet e Olta Xhaçkës nuk e kanë bindur opozitën e cila deklaron se deputetja socialiste ka shkelur kushtetutën.

Në janarin e vitit 2023 Gjykata Kushtetuese vendosi që parlamenti duhet të çojë çdo kërkesë për mandatin e deputetëve në këtë gjykatë. Por pas votimit të sotëm e vetmja zgjidhje që ka grupi parlamentar i PD është t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese./vizionplus.tv/

Read Entire Article