Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan

7 months ago 31
Reklamë

Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike tek ngrohsja.

Pronari i banesës, 55-vjeçari me iniciale K.K ka marrë lëndime të lehta, dhe pas mjekimit në spital, është larguar për në banesë.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagje “11 Nëntori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article