Përfundon mbledhja e grupit Bardhi-Berisha, çfarë u diskutua para protestës

9 months ago 21

Sapo ka përfunduar mbledhja e përbashkëta të grupit Bardhi-Berisha.

Vetë sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, tha pak ditë më parë që bashkimi i demokratëve është punë ditësh, por po priste kthimin e Gazment Bardhit nga Amerika. Mbledhja ka përfunduar, ndërsa tashmë pritet të kemi lajme pozitive sa i takon formulës së ribashkimit, që nuk është bërë ende publike nga demokratët.

Sipas gazetares Elda Menga, ka dy çështje kryesore në këtë mbledhje, e para është mënyra e bashkimit të demokratëve, ku në bazë, demokratët që ndjekin linjën e Berishës dhe atë që ndjekin të Bardhit, ende nuk janë bashkuar. Gjithsesi ka zëra që ka bashkim të menjëhershëm, apo si deputeti Agron Gjekmarkajt, i cili tha që nëse nuk bashkohen demokratët, grupi  Bardhit duhet të shohë rrugë të tjera për të ndjekur opozitën.

Nga ana tjetër, pika tjetër e diskutimit është aksioni opozitar. Edhe për këtë çështje, demokratët kanë disa mendime, pasi në mbledhjet e shkuara ka pasur disa zëra që kërkojnë radikalizim ose kthimin në normalitet.

Ndërkohë sot pasdite është paralajmëruar një protestë përpara parlamentit, nga grupi i Rithemelimit. Grupi i Bardhit nuk ka marrë pjesë në asnjë protestë të thirrur. Noka ka kërkuar që strukturat e Tiranës të jenë të organizuar sot, edhe për të ripërsëritur kërkesat sa i përket lirimit të Berishës.

Top Channel

Read Entire Article