Pesë orët dramatike në Lushnjë, Cene: Të lënduarit jashtë rrezikut për jetën, situata nën kontroll

8 months ago 34
Reklamë

Për rreth 5 orë banorët e një pallati 12 katësh në Lushnjë kanë qenë në friksuar pasi godina u përfshi nga flakët.

Zjarri i cili dyshohet se filloi në një nga dyqanet e qendrës tregtare në Lushnjë në orën 14:40 minuta vijoi deri në mbrëmje, duke shkaktuar ankth dhe panik tek të gjithë qytetarët.

Lexo edhe :

Related Posts

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Lushnjës shkuan dhe forcat nga Tirana si dhe forcat RENEA të cilët bënë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

Fatmirësisht pavarësisht madhësisë së flakëve dhe përhapjes së tymit në të gjithë godinën nuk pati rrezik për jetën e njerëzve.

Në një lidhje me edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furrxhi, gazetarja Blerina Cene raportoi se zjarri është vënë nën kontroll, dhe se aktualisht forcat zjarrfikëse po hapin çdo derë apartamenti për të kërkuar nëse ka ende persona të mbetur brenda.

Sipas saj pritet hetimi i detajuar nga Prokuroria për të mësuar se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Zjarri që filloi në orën 14:40 minuta ëhstë vënë nën kontroll. Në një bisedë të fundit që Vizion Plus pati me Drejtoreshën e spitalit rajonal, ajo konfirmoi se 42 është numri i personave që kanë shkuar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën. Dy nga fëmijët e kanë lënë spitalin, ndërsa një tjetër ndodhet në spital, por gjendja e tij është e qetë. Sikundër edhe e bëri të ditur ministri rreziku ende nuk ka kaluar, pasi vijon krehja e njërës prej zonave. Zjarrfikësit po bëjnë kontrollin derë për derë nëse ka persona që kanë mbetur në godinë. Dyshohet për një shkëndijë elektrike, por do të jenë hetimet e prokurorisë që do të zbardhin ngjarjen. Deri në këtë pikë situata është nën kontroll”, deklaroi Blerina Cene.

Pas rënies së zjarrit në vendngjarje shkuan edhe Minsitri i brendshëm Taulant Balla, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu si dhe Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article