Politikanët evropianë i thonë lamtumirë vizionarit të një Evrope të bashkuar, Jacques Delors

8 months ago 35
Reklamë

Kujtimi i Jacques Delors, vizionarit dhe arkitektit të Evropës së bashkuar, i cilii ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare, po nderohet me reagime të shumta në radhët e politikanëve europianë.

“Ne jemi të gjithë trashëgimtarë të veprës së jetës së Jacques Delors: një Bashkimi Evropian i vërtetë dhe i begatë,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç vë në dukje ajo në deklaratën e saj, Jacques Delors ‘ngjizi’ vizionin e tij për një Evropë të bashkuar dhe angazhimin e tij për paqen gjatë orëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

“Me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe humanizëm të pashoq, ai ishte kampioni i palodhur i bashkëpunimit ndërmjet kombeve evropiane dhe më pas i zhvillimit të identitetit europian.

Ajo shton se presidenca e tij e Komisionit Evropian u karakterizua nga një përkushtim i thellë për lirinë, drejtësinë sociale dhe solidaritetin, vlera që tani janë të rrënjosura në Bashkimin Europian.

“Jacques Delors ishte një vizionar që e bëri Evropën më të fortë. Puna e tij pati një ndikim të thellë në jetën e brezave të evropianëve, duke përfshirë edhe timen. Ne i jemi thellësisht mirënjohës atij. Le të nderojmë trashëgiminë e tij duke rinovuar dhe rigjallëruar vazhdimisht Evropën tonë”, përfundon Ursula von der Leyen.

Jacques Delors était un visionnaire qui a rendu notre Europe plus forte.

L’œuvre de sa vie est une Union européenne unie, dynamique et prospère.

Elle a façonné des générations entières d’Européens, dont la mienne.

Honorons son héritage en renouvelant sans cesse notre Europe.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 27, 2023

Charles Michel: Një francez i madh dhe një evropian i madh

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe theksoi se Jacques Delors udhëhoqi transformimin e Komunitetit Ekonomik Evropian drejt një të vërtetë Bashkimi, i bazuar në vlerat humanitare dhe i mbështetur nga një treg i vetëm dhe një monedhë e vetme, euro.

“Ai ishte një mbrojtës i pasionuar dhe real i tij deri në ditët e fundit. Një francez i madh dhe një evropian i madh, ai hyri në histori si një nga ata që ndërtuan Evropën tonë”, shton ai.

Roberta Metsola: BE humb një figurë të madhe

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metzola thotë se me vdekjen e Zhak Delors, BE-humbi një figurë të madhe.

“Qytetari i fundit nderi i Evropës punoi pa u lodhur si president i Komisionit Evropian dhe anëtar i Parlamentit Evropian për një Evropë të bashkuar,” shkroi ajo, duke theksuar se brezat e evropianë do të vazhdojnë të përfitojnë nga trashëgimia e tij./vizionplus.tv/

Avec le décès de Jacques Delors, l’UE perd un géant.

Dernier citoyen d’honneur de l’Europe, il a travaillé sans relâche, en tant que Président d’@EU_Commission & membre d’@Europarl_FR, pour une Europe unie.

Des générations d’Européens continueront de bénéficier de son héritage. pic.twitter.com/ytPxsojmRq

— Roberta Metsola (@EP_President) December 27, 2023

Read Entire Article